Kolumbiani Juan Sebastian Molano nga ekipi UAE Team Emirates-XRG është fituesi i etapës së parë të edicionit të 11-të të CRO Race.
Në sprintin përfundimtar të etapës prej 167 kilometrash, nga Spliti deri në Seget Donji, Molano doli përpara francezit Paul Magnier nga Soudal Quick-Step dhe gjermanit Tim Torn Teutenberg nga Lidl-Trek.
Etapa e parë nisi nga Riva e Splitit.
Etapa e dytë është në program të mërkurën dhe do të zhvillohet nga Biograd na Moru deri në Novalja, në një distancë prej 114.5 kilometrash.
Edicioni i sivjetshëm i CRO Race do të zgjasë deri më 27 shtator, kur gara do të përfundojë me etapën finale në Zagreb.