‘Tour de France 2026’ përjetoi një kthesë të madhe në etapën e 15-të. Remco Evenepoel fitoi ngjitjen finale në Plateau de Solaison pas 184 kilometrash garë, ndërsa Jonas Vingegaard u detyrua të braktisë garën pas një rrëzimi rreth 20 kilometra nga finishi.
Belgu 26-vjeçar i skuadrës Red Bull Bora Hansgrohe triumfoi në sprint ndaj liderit të përgjithshëm Tadej Pogaçar, ndërsa meksikani Isaac Del Toro përfundoi vetëm 6 sekonda më pas.
Në vendin e katërt u rendit francezi i ri Seixas me 58 sekonda humbje, përpara Florian Lipowitz.
Kjo ishte një nga paraqitjet më të mira malore në karrierën e Evenepoelit, i cili tashmë shihet si kandidati më serioz për vendin e dytë në Paris pas Pogaçarit.
Slloveni mbetet plotësisht në kontroll të garës dhe vazhdon të mbajë fanellën e verdhë.
Në këtë etapë u tërhoq edhe sprinteri belg Tim Merlier (Soudal-Quick Step), fitues i tri etapave në këtë edicion.
“Tour de France 2026” do të ketë nesër ditën e dytë dhe të fundit të pushimit, ndërsa të martën rikthehet me një kronometër individual prej 26.1 kilometra nga Evian-les-Bains në Thonon-les-Bains, ku pritet një duel i madh mes pretendentëve të klasifikimit të përgjithshëm.
Etapa e 15-të
1. Remco Evenepoel (Red Bull - Bora – Hansgrohe) 04h 23' 09'' -B:10
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 04h 23' 09-B:6
3. Isaac Del Toro Romero (UAE Team Emirates) XRG + 00h 00' 06''B:4
4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 00' 58
5. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 00' 58
6. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) 00h 01' 57
7. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 01' 57
8. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 02' 00
9. Adam Yates (UAE Team Emirates XRG ) + 00h 02' 00
10. Q.uinn Simmons (LIDL-TREK) + 00h 02' 16
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 55h 41' 31''
2. Remco Evenepoel (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 05' 00
3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 05' 58''
4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 06' 23
5. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 06' 48
6. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 07' 25
7. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 09' 38
8. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 10' 28
9. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 10' 56
10. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 19' 26