Turi i Rumanisë, çiklistët e Shqipërisë “fiken” në Etapën 3

Çiklizëm

Turi i Rumanisë, çiklistët e Shqipërisë “fiken” në Etapën 3

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 14:58
Pamje nga gara

Shqipëria e çiklizmit vijon konkurrimin e saj në Turin e Rumanisë 2026, aktivitet zyrtar i UCI-t që ka nisur prej tri ditësh.

Pa performancës pozitive në etapën e dytë, Gabriele De Fabritiis nuk ka mundur që të mbajë të njëjtin ritëm në etapën e tretë që u zhvillua dje.

Gebriele nuk shkoi më shumë se vendi i 29-të, ndërsa e mbylli garën me 36 sekonda vonesë nga hungarezi Barnabas Vas, fitues në sprint në etapën e tretë, Piatra Neamt – Baile Balvanyos (198.4km).

Ndërkohë, Valentino Kamberaj u pozicionua një vend në lart, i 28-ti, gjithashtu me 36 sekonda distancë kohore nga kreu. Lukas Sulaj Kloppenborg, çiklist tjetër që garon për Shqipërinë, e mbylli dje në vendin e 76-të me rreth 12 minuta vonesë.

Duke kaluar në klasifikimin e përgjithshëm, Gabriele De Fabritiis ka humbur terren pas etapës së djeshme, duke zbritur nga vendi i katërt në vendin e 18-të, tashmë me 44 sekonda diferencë nga lideri i garës, hungarezi Andreas Gustav Pakot. Për sa i përket Kamberajt, i ndodhet në vendin e 24-t me +1:06, ndërsa Kloppenborg pozicionohet i 74-ti me +18 minuta e 23 sekonda nga kryesuesi. Në klasifikimin ekipor është Monako që e kryeson kompeticionin, ndërsa Shqipëria (+19:27) renditet në vendin e 12-të mes 16 skuadrave pjesëmarrëse.

Kujtojmë që ekipi kuqezi përbëhej nga pesë çiklistë në Turin e Rumanisë 2026, por Bekim Tafili dhe Leo Piku u tërhoqën nga gara respektivisht në etapën e parë dhe të dytë.

Dyrrotakët kuqezi shoqërohen në këtë eveniment nga trajneri Ekipi do Mejdin Malhani dhe drejtori teknik, Artan Gjurgjaj. Turi i Rumanisë do të zhvillojë sot etapën e katërt, Brasov-Ploiesti (165.2km) dhe do të mbyllet të dielën me etapën e pestë në Bukuresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat