Primozh Rogliç pranë transferimit te një ekip belg

Çiklizëm

Primozh Rogliç pranë transferimit te një ekip belg

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2026 Në ora: 23:17
Primozh Rogliç

Në Belgjikë janë të bindur se ylli slloven i çiklizmit do t’i bashkohet ekipit Lotto-Intermarche, ku me siguri do të kishte shumë liri në garat më të mëdha.

Pjesëmarrja në Vuelta mbetet ende e pasigurt.

Karriera e çiklistit slloven Primozh Rogliç mund të marrë një rrugëtim të papritur vitin e ardhshëm.

Gazeta belge “Het Laatste Nieuws” raporton se 36-vjeçari slloven është në negociata me ekipin Lotto-Intermarche, për të cilin mund të garojë në sezonin 2027.

Kjo do të nënkuptonte një kontratë vetëm njëvjeçare. Deri më 31 dhjetor 2026, Rogliç do të jetë ende pjesë e ekipit Red Bull-Bora-Hansgrohe, pasi atëherë i skadon kontrata me ekipin gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat