Vuelta e Spanjës, rikthehet sot gara pas ditës së pushimit

Çiklizëm

Vuelta e Spanjës, rikthehet sot gara pas ditës së pushimit

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 12:24
Pamje nga gara

Vuelta e Spanjës 2026 ka ndalur garën të hënën për ditën e parë të pushimit pas nëntë etapave të vështira.

Me tërheqjen nga gara të Tadej Pogaçarit, spanjolli Enrik Mas e shfrytëzon këtë pauzë si lider i garës, pasi triumfoi në etapën e fundit në Aitana dhe mori fanellën e kuqe.

Dita e pushimit është e rëndësishme për rikuperimin fizik të çiklistëve përpara një jave që pritet të jetë vendimtare.

Sportistët zhvilluan stërvitje të lehta, bënë masazhe, duke u përgatitur kështu për betejat e ardhshme.

Dita e dytë dhe e fundit e pushimit do të jetë më 7 shtator.

Gara rikthehet sot me etapën e dhjetë, e cila do të zhvillohet në provincën e Albacetes.

Traseja është e vështirë dhe përfshin tri ngjitje të kategorisë së tretë. Terreni i thyer mund të favorizojë sulmet nga distanca dhe një shkëputje drejt fitores. Starti do të jepet në orën 12:45, ndërsa mbërritja pritet rreth orës 17:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat