Shpresa e madhe e çiklizmit slloven 

Çiklizëm

Shpresa e madhe e çiklizmit slloven 

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 16:45
Ylli slloven, Jakob Omrzel, gjatë fitores së etapës në Vuelta

Shpresa e madhe e çiklizmit slloven, Jakob Omrzel, është përzgjedhur në mesin e tre finalistëve për çmimin e debutuesit më të mirë të vitit, i cili këtë vit do të ndahet për herë të parë në kuadër të ceremonisë së çmimit prestigjioz Velo d’Or, ekuivalenti i “Topit të Artë” në futboll.

Konkurrentët e tij për këtë çmim janë francezi Paul Seixas dhe britaniku Matthew Brennan.

Çmimet, të organizuara nga gazeta prestigjioze sportive franceze “L’Équipe”, do të ndahen të më 28 nëntor, në një ceremoni në Monaco. Çmimi kryesor është “Rrota e Artë”, që i jepet çiklistit më të mirë të sezonit.

Favoriti kryesor edhe këtë vit është Tadej Pogaçar, i cili e ka fituar këtë vlerësim në dy vitet e fundit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat