Federata e Çiklizmit e Kosovës ishte pjesë e Kongresit të 195-të të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI) i mbajtur më 23 shtator 2026 në Montreal të Kanadasë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të çiklizmit ndërkombëtar mori pjesë edhe kryetari i Federatës së Çiklizmit e Kosovës, Avni Nuha.
Gjatë qëndrimit në Montreal, kryetari Nuha zhvilloi takime me presidentin e UCI-së, David Lappartient, presidentin e Unionit Evropian të Çiklizmit (UEC), z. Enrico Della Casa, si dhe me anëtarë të Bordit Drejtues të UCI-së.
Po ashtu, zhvilloi takim edhe me Teuta Shehun, Koordinatore për Edukim në UCI.
Në këto takime u diskutua për zhvillimin e çiklizmit në Kosovë, bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të çiklizmit, si dhe projektet e Federatës së Çiklizmit e Kosovës për periudhën 2027-2030, përfshirë planet dhe synimet për organizimin e ngjarjeve të nivelit ndërkombëtar dhe kandidaturat për organizimin e Kampionateve Botërore.
Kongresi i UCI-së mblodhi përfaqësues të federatave kombëtare nga mbarë bota. Gjatë Kongresit u prezantuan edhe organizimet e 19 Kampionateve Botërore të UCI-së për periudhën 2027-2034.