10 përqindëshi i Trustit zbardh skandalin e punëdhënësve në Kosovë

Ekonomi

10 përqindëshi i Trustit zbardh skandalin e punëdhënësve në Kosovë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

600 mijë qytetarë në moshë pune raportohet që nuk kanë asnjë cent të kursyer në Trustin Pensional të Kosovës.

Për më tepër, edhe ata që kanë të kursyera mjete në Trust, vlera e tyre është shumë e vogël.

Kjo më së miri u pa në mundësinë që ofroi Qeveria e Kosovës përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që të tërhiqen 10 përqind e shumës së kursyer me qëllim ndihmën ndaj qytetarëve, karshi situatës ekonomike të krijuar nga përhapja e pandemisë e cila ndikoi negativisht edhe në xhepin e qytetarëve, pas masave parandaluese që u morën.

Kontratat jo reale të punës, ku paraqiten paga të zbutura karshi pagës reale të cilën e merr një punëtor në sektorin privat, mos pagesa e kontributeve nga ana e punëdhënësve, mos paisja me kontrata të vlershme, mbesin vetëm disa nga problemet që po përballen punëtorët e sektorit privat në Kosovë.

Këtë problem e ngriti publikisht edhe aktorja Edona Reshitaj e cila tha se edhe pse në disa seriale ku ka punuar, produksioni ia ndali paratë për trust, ato sot nuk figurojnë aty.

“Në disa seriale televizive ku unë kam marrë pjesë me vite të tana, në rrogë m’i kanë ndalë paret për trust, por në trust nuk më figurojnë ato pare sepse produksioni nuk i ka pagu. A ka dikush përgjigje për këto raste, apo a mund të inicohet diçka e tillë nga të gjithë ata artistë që kanë kalu nëpër këto eksperienca të padrejta?”, shkruan Reshitaj.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe zëdhëndësi i PDK-së, Avni Bytyqi, parti kjo e cila pati pushtet për shumë vite në Kosovë.

Sipas tij, 10% i trustit përtej përfimit përsonal është edhe një mësim për të gjithë ne, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen.

“Shoqeritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar. Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajn taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët!”.

Për këto probleme kanë folur njohës të çështjeve ekonomike.

Sipas tyre, këto dukuri kanë ndikuar negativisht në xhepin e qytetarëve dhe shtetit, ndërsa është vënë në pah në rastin e parë të një krize ekonomike, siç është situata e tanishme me koronavirusin.

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syrin thotë se kjo dukuria e mos deklarimit të pages së saktë në Administratën Tatimore, ka ardhur për faktin që vendi përballen me një papunësi të madhe, ndërsa punëtori duke qenë I shantazhuar nga punëdhënësi është dashur t’I pranoj këto kushte.

Se a ka ndonjë zgjidhje për këto probleme, ai thotë se tani për tani është e pamundur që diqka të evidentohet, që të ndryshoj vlera e përfitimeve nga qytetarët, pasi nuk ka kohë.

Rasti i pandemisë ka hapur shumë tema që organet relevant,e duhet të jenë vigjilente, për ti evituar abuzimet nga ana e punëdhënësve për faktin që viktimë po është fuqia punëtore në sektorin privat, që përveq pagave nënqmuese njëherit edhe nuk ua paguajnë kontributet punëdhënësit si një drejtë elementare.

Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, thotë është e vertetë se ka reagime në këtë aspekt sepse punëdhënsit nuk i kanë deklaruar punëtorët.

Ai shton se punëtorët e lajmëruar në të shumtën e rasteve pagën e deklaruar e kanë deklaruar shumë të vogël për arsyeje që ti shmangen obligimeve tatimore, që në këtë rast automatikisht edhe tek kontributet reflektohet sepse në bazë të pagës edhe obligimet kontributëdhënse janë të zvogëluar.

 Në shumicën e rasteve pagat e deklaruar sipas burimeve zyrtare deklarohen diku rrethë 150 euro, ndërsa realisht pagën e paguajnë dyfishin apo trefishin, në ketë rast autoritetet tatimore  duhet të punojnë më shumë dhe me profesionalizem të i zbulojnë rastet e mbajtura dhe të mosdeklaruar, duke marrur masa adekuate konfor ligjeve në fuqi.

Kjo sipas tij, do të duhej të reflektonte pozitivisht dhe do të ndikonte edhe në rritjen e të hyrave burimore në të hyrat e tatimit në të ardhurat dhe do të rritej edhe arka e shtetit.

Ndryshe, për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusti, deri tani kanë aplikuar  mbi 230 mijë persona, ku prej tyre do të rimburësohen nga qeveria vetëm ata të cilët kanë pasur nën 10 mijë euro të kursyera. Kompensimi pritet të filloj tek në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat