​Azemi: Punëtorët e sektorit privat humbin miliona euro nga mospagesa e Trust-it

Ekonomi

​Azemi: Punëtorët e sektorit privat humbin miliona euro nga mospagesa e Trust-it

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka deklaruar se rreth 2000 punëtorë teknik në spitalet e Kosovës, që nga nesër do të nisin grevën.

Azemi në një konferencë për media, ka thënë se pas mosrealizimit të kërkesave të punëtorëve teknik dhe ata të sigurimit, për mos pagesat shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës, që nga nesër në mëngjes, këta punëtorë do të futën në grevë.

Azemi: Që nga nesër në ora 07:00 punëtorët teknik futën në grevë

“Pas kërkesës tonë për pagesa shtesë dhe pagesën në mënyrë simbolike, qysh janë paguar mjekët në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, sipas një kriteri që mjekët janë paguar 250 euro, infermierët 150 dhe të tjerët, ose stafi mbështetës, neve pas asaj që na kanë konfirmuar se do të jemi pjesë përbërëse e stafit mbështetës, pas disa ditësh doli se nuk do të na paguajnë. ..Nesër nga ora 07:00 në të gjitha institucionet publike ku kryejnë shërbime punëtorët e sektorit privat, që nga nesër në ora shtatë, do të jemi në grevë dhe na vjen keq që kemi ardhur deri të ky vendim. Në grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale, që kanë punëtorë të sektorit privat dhe ambulantet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare...janë përafërsisht janë dy mijë punëtorë të cilët do të hyjnë në grevë dhe me kërkesën e tyre është marrë ky vendim”, ka thënë Azemi.

Ndërsa thotë se punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk do të jenë pjesë e grevës, pasi që ata kanë thyer qëndrimet sindikale për protestën që ishte mbajtur gjatë javës nga këta punëtorë.

Azemi: Punëtorët e QKUK nuk do të jenë pjesë e grevës

“Në këtë grevë.. nuk do të jetë vetëm Qendra Klinike Universitare e Kosovës, sepse këta punëtorë kanë bërë thyerjen e protestës së javës që lëmë pas dhe nuk duam që në njëfarë forme ata të jenë pjesë përbërëse e jona sepse kanë thyer qëndrimet sindikale dhe në një moment që një shoqatë sindikale thyer qëndrimet, atëherë në mënyrë automatike përjashtohen. Që do të thotë në gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, të gjitha spitalet, të gjitha ambulantet, të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare do të futën në grevë”, ka thënë Azemi.

Sa i për ketë mospagesës së Trust-it nga ana e kompanive, Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat për një vite kanë humbur miliona euro.

Azemi ka lënë fajtor pronarët e kompanive dhe por edhe shtetin për këto humbje që po ndodhin për këta punëtorë.

Azemi: Punëtorët e sektorit privat humbin miliona euro nga mospagesa e Trust-it

“Punëtorët e sektorit privat brenda një viti humbin mbi 50 milion euro Trust, që ato mjete shkojnë në gjepin e pronarëve të kompanive, bashkë me pushtetarët sepse edhe pronarët e kompanive nuk guxojnë që t’i lajnë në këtë gjendje mbi 50 përqind të punëtorëve të sektorit privat pa kontrata punë, por megjithatë bashkëpunimi i organeve gjegjëse me pronarët e kompanive dhe më shtetin, e ka bërë që punëtorët e sektorit privat të humbin mbi 50 milion euro... që tash do të shpërfaqet mllefi i punëtorëve sepse ata nuk e kanë ditur që kanë punuar me vite të tëra dhe në llogarit e tyre nuk do të ketë asgjë. Tek tash do të dalin simptomat e reflektimit ndaj pronarëve të kompanive që e kanë keqpërdorë fuqinë punëtore”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se të gjithë ata që bëjnë presion mbi punëtorët, në bazë të ligjit mbi grevat pronarët e kompanive, ose kushdo qoftë, dënimi është nga 500 deri 5 mijë euro, gjatë kohës se grevës pronaret kompanive nuk guxojnë ta pengojnë ose kërcënojnë punëtorin sepse ai e kërkon të drejtën e tyre ligjore.

Ndërsa ka apeluar që organet vitale të institucioneve shtetërorë, publike, emergjencat, sallat e operacioneve dhe tualetet duhet të jenë të pastra dhe që secili punëtorë i cili thyen këto rregulla, përgjegjësinë e merr mbi vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat