Ndërmarrjet në 2019 më së shumti investuan në ndërtimin e ndërtesave me 55.7%

Ekonomi

Ndërmarrjet në 2019 më së shumti investuan në ndërtimin e ndërtesave me 55.7%

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 08:27
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e statistikave të investimeve në ndërmarrje, për vitin 2019, ku sipas rezultateve, investimet në ndërtim (ndërtesa dhe struktura të tjera ndërtimore) zënë peshën kryesore me 55.7% të investimeve, në kuadrin e investimeve totale të ndërmarrjeve të përfshira në anketë.

Investimet e tjera, që zënë një peshë të konsiderueshme, janë ato në makineri dhe pajisje me 36.4%. Ndërsa, investimet në produktet e pronësisë intelektuale përbëjnë 1.5%; investimet biologjike të kultivuara dhe serat në bujqësi me 0.3%; si dhe investimet në asete të prekshme (jo të prodhuara) me 5.9%.

ASK-ja thotë se në vitin 2020 ka zhvilluar anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, që kanë deklaruar blerje investive në shumë vjetore mbi 50 mijë euro.

“Sipas madhësisë se ndërmarrjeve: 22.8% e investimeve, janë realizuar nga ndërmarrjet mikro (1-9 punëtorë); 38.03% në ndërmarrjet e vogla (10-49 punëtorë); 20.7% në ndërmarrjet e mesme (50-249 punëtorë); dhe 18.4% në ndërmarrjet e mëdha (250 e mbi punëtorë). Sipas rezultateve, ndërmarrjet në: Rajonin e Prishtinës kanë realizuar përqindjen më të lartë të investimeve (48.8 %); Rajonin e Prizrenit (12.3%); Rajonin e Ferizajt (10.8%); Rajonin e Pejës (9.04%); Rajonin e Mitrovicës (7.3%); Rajonin e Gjilanit (7.2%); dhe Rajonin e Gjakovës (4.2%)”, thuhet në njoftim.

Sipas burimit të fondeve për investime, rezultatet tregojnë se: 59.1% të vlerës së investimeve, ndërmarrjet i kanë realizuar nga fondet e veta; 32.02% nga kreditë bankare vendore; 3.8 % nga bashkë-investitorët vendorë; 1.7% nga bashkë-investitorët e jashtëm; dhe 3.2% nga forma të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat