Oda e Afarizmit dhe Agjencia e Veterinës diskutojnë problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri

Ekonomi

Oda e Afarizmit dhe Agjencia e Veterinës diskutojnë problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:24
Pamje nga takimi

Problemet me eksportimin e produkteve për në Shqipëri, testimi i të gjitha mostrave të produkteve, certifikata e kualitetit, domosdoshmëria e analizave për eksportim ishin disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan në mes të Odës së Afarizmit, bizneseve dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

OAK në kuadër të këtij takimi njoftoi përfaqësuesit e AUVK-it lidhur me problemet dhe barrierat të cilat po i hasin bizneset prodhuese me testimin e të gjitha produkteve dhe eksportin e tyre.

Gjatë këtij takimi të përbashkët në mes të OAK-së, bizneseve dhe AUVK, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë që të shpalosin detajisht problemet e tyre.

Kërkesë e përgjithshme e bizneseve ishte që mostrat e produkteve të merren nga inspektorët e AUV dhe jo të dërgohen nga bizneset. Si dhe cekën faktin se vendosja barrierave nga Shqipëria si raporti i analizave për secilin produkt po ngritë koston për eskportim të produkteve.

Oda me këtë rast kërkoj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të gjitha problemet që janë duke hasur bizneset nga AUV dhe shtetet e rajonit t’i dërgohen OAK-së që së bashku të lobojnë për zgjidhjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat