Guvernatori i BQK-së: Diaspora i siguron buxhet të dytë Kosovës

Ekonomi

Guvernatori i BQK-së: Diaspora i siguron buxhet të dytë Kosovës

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:13
Ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se ardhja e mërgimtarëve në Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për Kosovën.

Mehmeti ka shtuar se në krahasim më vitin 2019 shpenzimet nga diaspora janë ulur për 60%, por janë rritur remitencat nga ta, duke sjellë në vend 830 milionë euro deri në tetor të 2020. Ai këto komente i bëri në një intervistë në RTV Dukagjini.

“Mos ardhja e diasporës i ka ulur të hyrat jo-rezidente për 60% në krahasim me vitin e kaluar që kanë  qenë 1.1 miliardë të cilat realizohen nga diaspora. Ndërsa  deri në tetor të 2020, kemi regjistruar 470 milionë euro të hyra jo-rezidente. Remintencat kanë ndikuar në zbutjen e krizës që ka shkaktuar pandemia, të cilat kanë shënuar në të dhënat e nëntor 830 milionë euro janë të hyrat prej remitencat. Kemi një rritje të remitencave me një rritje prej 14% krahasim me një vit më herët. Një buxhet komplet i Kosovës na vjen nga diaspora gjatë një viti”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore, tutje ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova ka pësuar ulje të ekonomisë prej 7.2%.

“Ka qenë një vit shumë i rëndë jo vetëm për Kosovën por për të gjithë botën duke e marrë parasysh situatën që e ka shkaktuar pandemia në nivel global. Masat që janë marrë nga qeveria që janë të ngjashme të marrë në tërë botën e kanë ndikuar direkt në ekonomike duke bërë rënie 7.2%”, tha Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat