​Bajrami: MF do ta mbështesë KQZ-në në të gjitha fazat e ekzekutimit të buxhetit

Ekonomi

​Bajrami: MF do ta mbështesë KQZ-në në të gjitha fazat e ekzekutimit të buxhetit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:04
Bajrami priti sot në takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Temë e diskutimit ishte çështja e financimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Siç njofton kumtesa ministrore ministrja Bajrami e njoftoi Daka se në buxhetin për vitin 2021 është paraparë financim i mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të atyre lokale që do të mbahen gjatë këtij viti.

Ajo theksoi se MF do ta mbështesë KQZ-në në të gjitha fazat e ekzekutimit të buxhetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike.

Kryetarja Daka, theksoi se KQZ është duke punuar intensivisht në mënyrë që procesi zgjedhor të realizohet me sukses, dhe falënderoi Ministrinë e Financave për bashkëpunimin e ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat