Ministritë realizojnë kërkesat e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, anulohet greva

Ekonomi

Ministritë realizojnë kërkesat e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, anulohet greva

Nga: G.B Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga konferenca

Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se pas takimit me Ministren e Financave dhe Ministrin e Infrastrukturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, u bë i mundur realizimi i kërkesave të tyre, për mbështetje të sektorit të Transportit rrugor të udhëtarëve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky lajm ka qenë i shumëpritur dhe se tani greva e paralajmëruar nga nesër, do të anulohet.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar Operator të sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve, sot dua të ndaj bashkë me ju lajmin e shumëpritur për të gjithë ne.

Sot pas takimit me Kryeministrin, Ministren e Financave dhe Ministrin e Infrastrukturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, u bë i mundur realizimi i kërkesave tona legjitime për mbështetje të sektorit të Transportit rrugor të udhëtarëve.

Dua të ju falënderoj secilin veç e veç për mbështetje të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve dhe Odës Ekonomike të Kosovës për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Andaj greva e paralajmëruar nga nesër datë 28 janar do të ndërpritet pasi kërkesat tona me marrëveshje të veçantë në mes të MI dhe Shoqatës do të realizohen brenda një kohe shumë të shkurtër nga pakoja për rimëkëmbje për km sipas rendeve të udhëtimit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat