Gjykata e Apelit hedh poshtë vendimin e Themelores për pezullimin e punës së “Kelkos”

Ekonomi

Gjykata e Apelit hedh poshtë vendimin e Themelores për pezullimin e punës së “Kelkos”

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Gjykata Themelore…, më 8 dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë vendim për pezullimin e punës së kompanisë “Kelkos Energy” sh.p.k. për hidrocentralet në Deçan. Kjo gjykatë kishte vendosur ta shtynte ekzekutimin e lejeve dhe licencave që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i patën dhënë kompanisë private “Kelkos Energy” për hidrocentralet.

Ndërsa ndryshe ka vendosur Gjykata e Apelit, e cila më 28 janar ka hedhur poshtë vendimin e themelores.

Në arsyetimin e dhënë, Gjykata e Apelit ka treguar se pse ka pranuar ankesën e të paditurëve si të bazuar.

“Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar dhe vlerësimit komplet shkresave të lëndës, në mbështetje të dispozitës së nënti 194, 208 dhe 209 të Ligjit për procedurën kontestimore (LPK), të zbatueshme sipas nenit 63 të Ligjit për konfliktet administrative dhe nenit 49 të Ligjit për konfliktet administrative ka gjetur se: Ankesa e të paditurve është e bazuar”, thekson aktvendimi.

Ndërkaq theksohet se duke e shqyrtuar aktvendimin në kufijtë e pretendimeve ankimore, Gjykatës së Apelit i kanë rezultuar si të bazuara pretendimet ankimore të të paditurave, andaj Gjykata e Apelit nisur nga kjo gjendje e çështjes, vlerëson se përfundimi dhe qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë, rreth mënyrës së vendosjes, nuk është i drejtë dhe i ligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat