​Humbje rekord për Air France-KLM

Ekonomi

​Humbje rekord për Air France-KLM

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:41
Air France

Air France-KLM ka humbur 7,1 miliardë euro vitin e kaluar, një tronditje e pazakontë, e shkaktuar nga COVID-19 që ka prekur ndjeshëm sektorin e transportit ajror dhe ka privuar grupin franko-holandez nga dy e treta e klientëve të tij.

“Qarkullimi i të ardhurave u ul a me 59% krahasuar me 2019, në 11,1 miliardë euro”, theksoi grupi në një komunikatë, duke paralajmëruar se tremujori i parë i 2021 do të ishte “i vështirë” dhe se shikueshmëria e një rimëkëmbjeje mbetet “e kufizuar”, edhe nëse ai pret një ringjallje të trafikut në tremujorin e dytë dhe të tretë falë vaksinave.

“Këto humbje dhe rënie të aktivitetit, janë urdhra nga të mëdhenjtë që të trazojnë”, theksoi drejtori financiar i grupit, Frederic Gagey.

“Kriza ka bërë që Air France-KLM të vuajë një ndikim të pazakontë”, shtoi kompania në komunikatën e saj.

Rentabiliteti i kompanive ajrore varet nga kapaciteti i tyre për të bërë të fluturojnë sa më shumë të jetë e mundur avionët e tyre të kushtueshëm të mbushur në maksimum, një ekuacion i pazgjidhshëm që prej fillimit të krizës dhe që ka detyruar qeveritë franceze dhe holandeze të akordojnë kredi direkte apo të garantuara për Air France-KLM, prej më shumë se 10 miliardë euro në total.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat