Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta

Ekonomi

Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:28

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme gastronomët kanë mbajtur konferencë para mediave, pas paralajmërimit të masave të reja kundër COVID-19.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se i kundërshtojnë të gjitha masat që do t'i marrë qeveria ditët e ardhshme. 

“Ne kemi vendosur që ta bëjmë një mbledhje urgjente ku u konsultuam për kundërshtimin e masave anti-COVID. Rastet e fundit që janë ngritur nuk është faji i gastronomisë por është i fushatës politike. Jemi të vetëdijshëm se gastronomia vepron njëjtë dhe i kundërshtojmë te gjitha masat që i merr qeveria ditët e ardhshme”, ka thënë Kllokoqi.

Në kundërshtim të masave, Kllokoqi ka paralajmëruar marsh të hënën nga ora 14:00 në sheshet e Prishtinës.

“Për neve nuk është e vlefshme asnjë masë dhe për kundërshtim të masave të hënën në ora 2 do e bëjmë një tubim dhe do bëjmë marsh”, tha ai.

Kllokoqi thotë se do kërkojnë hapje totale të gastronomisë dhe nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, ka paralajmëruar protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat