Sfidat për Organizatën Botërore të Tregtisë

Ekonomi

Sfidat për Organizatën Botërore të Tregtisë

Albana Jeminaj Nga Albana Jeminaj Më 9 prill 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Që nga fundi i viteteve 1980 ngritja e ekonomisë së tregut së bashku me një revolucion në teknologjinë e informacionit ka përshpejtuar proçesin e globalizimit, ndërkohë që institucionet e qeverisjes ndërkombëtare nuk kanë qenë në gjendje ose nuk kanë dëshirë ta arrijnë këtë.

Privatizimi dhe fenomenet e lidhura me çregullimin, përshtatjet strukturore dhe një numër marrëveshjesh të reja bilaterale, rajonale dhe multilaterale të tregtisë dhe investimeve kanë vazhduar në përpjekje të vërteta për t’i trajtuar në mënyrë konkrete dhe praktike ndikimet e tyre mbi të drejtat e mbrojtura me ligj.

Marrëveshjet e tregtisë dhe investimet si dhe praktikat e biznesit ndërkombëtar, duhet të kenë përgjegjësi ndaj ligjit ekzistues të drejtave të njeriut. Fryma e ligjit të të drejtave të njeriut duhet të strukturojē zhvillimin e së drejtës tregtare nëse synon të arrijë qëllimet e saj.

Aftësia e kapitalit për të lëvizur me lehtësi nëpër shtete të ndryshme në epokën e globalizimit ka sjellë pasoja në zbatimin e ligjit për të drejtat e njeriut. Ndërsa shkeljet e të drejtave të njeriut ekzistuan shumë kohë përpara periudhës së integrimit të shpejtë ekonomik. Numri në rritje i sektorëve të mbuluar nga marrëveshjet multilaterale të tregtisë dhe investimeve ka vendosur një etapë të re të abuzimeve të drejtave të njeriut, të cilat ende nuk janë adresuar në mënyrë të përshtatshme. Marrim parasysh shembullin e Nigerisë ku në dekadën e fundit kompanitë e huaja të naftës dhe qeveritë ushtarake kanë hedhur mbeturina në zona të mëdha të tokës ku prodhohet nafta dhe janë përgjigjur me ashpërsi të madhe kur populli përpiqet të mbrojë të drejtat e tij themelore.

Në disa vende aziatike dhe në tregje të tjera në zhvillim, bizneset dhe qeveritë kanë mbështetur praktika, të cilat shkelën të drejtat e punëtorëve duke mos ndëshkuar kompanitë, të cilat nuk krijojnë kushte të favorshme të punës në fabrika, priren t’i trajtojnë punëtorët si skllevër. Në të njëjtën kohë globalizimi ka shërbyer për të rritur vëmendjen ndaj praktikave të tilla në përgjegjësi duke përfshirë edhe abuzimet që ekzistonin përpara globalizimit për të cilat shpesh ishin injoruar. Tregtia “e lirë “ ndërkombëtare dhe marrëveshjet universale të drejtave të njeriut janë të dyja fenomene të periudhës së pasluftës. Megjithatë ato janë zhvilluar në rrugë të ndryshme të ndara dhe nganjëherë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Ndryshimi bazohet tek:

1.Sistemi i sotëm ekonomik ndërkombëtar, i cili bazohet me nxitjen e një tregu të vetëm global ka bazën e tij në Sistemin e Bretton Woods.

2) Fillimet e sistemit tregtar global u vendosën në Organizatën Ndërkombëtare të Tregtisë (ITO),e cila do ishte pjesë integrale e planit për paqen dhe sigurinë globale pas Luftës së Dytë Botërore.

3)Një marrëveshje tregtare ndërkombëtare mendohej të ishte thelbësore për paqen globale. Konkurenca ekonomike midis vendeve të varfëra fqinje dhe vendeve perëndimore -me shkallëzimin e tarifave të kuotave të padrejta -është parë si shkak i paqëndrueshmërisë në Evropë. Politikat e tilla u fajësuan për ngritjen e fashizmit, dhe përfundimisht shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në mënyrë domethënëse arkitektët e Bretton Uoods ishin të shqetësuar më shumë nga pengesat e tregtisë së hapur sesa nga konkurenca e vendeve të varfëra fqinje. ITO ishte projektuar për të adresuar praktikat e biznesit dhe praktikat e së drejtës të punës. Megjithatë, disa faktorë e ndryshuan këtë vizion dhe e çuan në një marrëveshje tjetër tregtare shumëpalëshe. Së pari propozimi ITO dështoi. Në vend të saj u miratua një paketë minimale rregullash, që kishin të bënin kryesisht me masat doganore. Marrëveshja e përgjithshme mbi tarifat dhe tregtinë (GAT) nuk kishte pothuajse një strukturë institucionale apo shqetësime të tilla si praktikat e drejta të punës. Së dyti, me ndarjen e botës nga Lufta e Ftohtë, GATT u bë në thelb një entitet për liberalizimin e tregtisë midis vendeve perëndimore. Pa dyshim ajo arriti sukses të konsiderushëm në redaktimin ose eleminimin e një sërë barrierash tregtare midis këtyre vendeve.Tregtia e lirë u bë motori i zhvillimit në projektin për rindërtimin ekonomik, social politik në Evropë dhe Japoni.

Aleanca e qeverive dhe inicativat private ishin të rëndësishme në përpjekjet e rimëkëmbjes. Në vitet 1970 , GATT u bë i suksesshëm si një forum për uljen e tarifave. Si rezultat një vëmendje më e madhe iu kushtua politikave të brendshme.

4) Ndryshe nga kuadri ligjor fillestar i dokumentit origjinal GATT, marrëveshjet e reja në OBT -së vendosin regulla, të cilat nuk janë thjesht standarte të përgjithshme që njē ekspert i fushës mund t’i përdorë në hartimin e zgjidhjeve specifike të mosmarrëveshjeve, por ato shpesh janë të detajuara nga ana ligjore, që përfshin përcaktimin ligjor ndërmjet autonomisë rregullatore dhe liberalizimin e tregtisë negociuar në mënyrë të qartë për të ardhmen.

5) Sfidat e së ardhmes është se si të ndikojmë në proçesin e globalizimit në mënyrë të tilë që tē eleminohen vuajtjet njerëzore, varfëria, shfrytizimi, përjashtimi dhe diskreminimi.

Meqënëse tregtia është motori i globalizimit është e domosdoshme që të paktën rregulla e tilla do të përfitoheshin nga një proçes që është gjithëpërfshirës transparent demokratik dhe me një pjesëmarrje të gjerë për të kaluar pengesat. Ky material shqyrton lidhjen e vështirë midis tregtisë dhe tē drejtave të njeriut dhe identifikon tensionin që shkaktohet për pajtimin e mundshëm duke argumentuar se marrëveshjet e tregtisë dhe të drejtat e njeriut nuk duhet të jenë në konflikt për sa kohë që marrëveshjet tregtare zbatohen dhe zhvillohen në mënyrë të tillë që respekton normat për të drejtën ndërkombëtare.

Të drejtat e njeriut, të cilat kanë statusin e zakonev, ose parimeve të përgjithshme normalisht do të mbizotërojë mbi dispozitat specifike, kontradiktore të traktateve si marrëveshje tregtare. Ligjet dhe proçeset e OBT-së duhet të interpretohen në një mënyrë që përparon të drejtat e njeriut, transparencën, llogaridhënien dhe përfaqësimin. Si përfundim: të drejtat e njeriut dhe tregtia janë të lidhura ngushtë dhe duhet të shihen si plotësuese dhe jo si opozitare apo në kundërshtim me njëra - tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat