Gastronomët “zbuten”: Ja kur vendoset përfundimisht për hapjen ose jo të këtij sektori

Ekonomi

Gastronomët “zbuten”: Ja kur vendoset përfundimisht për hapjen ose jo të këtij sektori

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustruese

Edhe pse kishin paralajmëruar se me datën 18 prill do t’i hapin lokalet dhe bizneset, pavarësisht masave anti-Covid dhe vendimit të Qeverisë, gastronomët duket se kanë ndryshuar mendje.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë shkurt se të premten do të dalin në konferencë për medie, për të treguar përfundimisht qëndrimin e tyre për hapjen e Gastrnomisë.

“Nuk ka njëherë asnjë vendim, të premten dalim bashkë në konferencë dhe tregojmë qëndrimet tona”, tha ai.

Derisa, para shtatë dite i njëjti kishte thënë se kanë vendosur që pavarësisht çfarëdo vendimi që merr qeveria, me datën 18 ose 19 do t’i hapin lokalet dhe bizneset pa lejen e qeverisë.

“Në mbjedhjen e fundit që e kemi mbajtur me përfaqësuesit e gastronomisë të të gjithë qytetëve, kemi vendosur që çfarëdo vendimi që merr qeveria, ne realisht me datën 18 ose 19 kemi me i hapë lokalet dhe bizneset pa lejen e qeverisë dhe shtetit. Kemi me marrë situatën në dorë, kemi me ba hapjen me rregullat e IKSHPK-së, mirëpo hapjen si hapje kemi me bë pa marrë leje nga qeveria. Për arsye se është momenti i fundit që ne mundemi me fillu me punu, përndryshe duhet me u shu krejtë”, kishte deklaruar ai. 

Zuka duke mos dashur të ofroj më shumë detaje, sot ka deklaruar se aktualisht nuk kanë asnjë vendim lidhur me hapjen apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat