Votohet Projektligji për Automjete, Komisioni për Buxhet thotë se s’ka implikime buxhetore

Ekonomi

Votohet Projektligji për Automjete, Komisioni për Buxhet thotë se s’ka implikime buxhetore

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:04
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Me shumicë është miratuar Projektligji i ndryshuar për Automjete sipas komisionit për Bujqësi i cili nuk do të përmban implikime buxhetor, e që i njëjti do t’i kthehet komisionit funksional.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka propozuar që me rekomandim të Komisionit për Bujqësi si pikë e rendit të ditës të futet Ligji për Automjete, e qe për këtë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së Abdullah Hoti.

Sipas tij, po krijohen praktika të pa përshtatshme duke propozuar pika të reja të rendit të ditës pa njoftim paraprak.

“Po krijohet një praktikë e papërshtatshme, ky Ligj është i natyrës më ndryshme dhe unë si përfaqësues i LDK-së nuk e kam shqyrtuar këtë ligj duke e ditë që nuk është në rend dite dhe kjo praktikë nuk duhet të përsëritet”.

Muja tha se ky Projektligj nuk përmban implikime buxhetore.

“Projektligji për automjete nuk përmban implikime buxhetore shtesë. Projektligji i ndryshuar sipas propozimit të komisionit funksional për Bujqësi nuk përmban implikime shtesë buxhetore dhe i njëjti t’i kthehet Komisionit”.

Ndërsa deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku tha se Qeveria e ka pas fasadë homologimin, derisa kërkoi që Ligji të ndryshohet tërësisht.

“E keni pasur fasadë punën e homologimit se të gjithë ata që blejnë vetura të reja po i mbështetni dhe kur të ndryshohet Ligji është mirë që të ndryshohet krejt”.

Kurse për javën e ardhshme është shtyrë raportimi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020, pasi që në raportim mungonte drejtori e që për këtë nuk u pajtuan anëtarët e Komisionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat