​Ringjallja ekonomike varet nga vaksinimi, thirrje për largimin e burokracive në procesin e imunizimit

Ekonomi

​Ringjallja ekonomike varet nga vaksinimi, thirrje për largimin e burokracive në procesin e imunizimit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 10:35
Kryetari i OEK Berat Rukiqi dhe drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini

Kryetari i OEK Berat Rukiqi dhe drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini sot në një konferencë për media kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Rukiqi tha se vaksinimi duhet të jetë prioritet dhe theksoi se çdo ringjallje ekonomike varet drejtpërdrejt nga vaksinimi.

Ndërsa, Emini ka rekomanduar institucionet përkatëse për heqjen e burokracive në procesin e rezervimit të terminëve për vaksinim.

Po ashtu, ajo ka rekomanduar që të mundësohet vaksinimi në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht.

“Për terminët ka probleme, sidomos në platformën ‘eKosova’. Po ashtu edhe ekipet mobile nëpër vende rurale duhet të formohen për të lehtësuar atyre vaksinimin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat