Gazsjellësi nuk është shuar si projekt në Kosovë

Ekonomi

Gazsjellësi nuk është shuar si projekt në Kosovë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Afati për miratim skadoi, por Kosova mund ta jetësojë projektin e gazsjellësit në të ardhmen.

Kështu të paktën po konsideron ekonomisti Safet Gërxhaliu, që thotë se qeveria nuk e ka luksin ta refuzojë termocentralin dhe tubacionin që financohet nga SHBA-të.

Ky thotë se gazpërçuesi është plan strategjik amerikan, dhe si i tillë duhet pranuar.

Por pasi që është projekt i madh dhe përfshihen shuma të mëdha të parave si investim, një ish-ministër i Ekonomisë vlerëson se nuk janë bërë studime të detajuara që ky te implementohet.

Fadil Ismaili thotë se studime të tilla nuk janë bërë, teksa hedh dilema edhe për jostabilitetin e tregut botëror të gazit, për çka çmimet rriten shpeshherë.

Kurse gazetari Ekrem Krasniqi tha se amerikanët janë frustruar me qeverinë Kurti nga mospërgjigja për gazsjellësin, pasi ky projekt do t’i trashte marrëdhëniet biznesore të Kosovës me Amerikën.

Në anën tjetër, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të drejtë mospranimin e gazpërçuesit, duke e quajtur vendim miqësor ndaj mjedisit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat