Murati prezanton masat për mbështjejen e prodhuesve vendorë

Ekonomi

Murati prezanton masat për mbështjejen e prodhuesve vendorë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:46
Hekuran Murat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka prezantuar masat për mbështjen e prodhuesve vendor, që hyjnë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Ai tha se njëra ndër masat edhe mbështetja e prodhuesve vendor me subvencionim të kredive deri në 20% të shumës totale të kredisë.

“Mbështejtjen e prodhuesve vendor me subvencionim të kredive deri në 20% të shumës totale të kredisë. Maksimumi i lejuar për subvencionim është 400 mijë euro që nënkupton se të gjitha kreditë deri në 2 milionë euro për bizneset prodhuese që duan t’i shtojnë kapacitetet do të mbështeten me 20 përqind.

Kredia mund të jetë edhe më e lartë, financimi edhe më i lartë, mirëpo tavani i financimit është aty, pra 400 mijë deri në 2 milionë euro investim në rritje të kapaciteteve”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat