BSPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm me federatat pas paralajmërimit të grevave e protestave

Ekonomi

BSPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm me federatat pas paralajmërimit të grevave e protestave

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Me qëllim që të analizohet situata aktuale në të gjitha sektorët dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e Pagave.

Dhe për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbaj nesër në orën 09:00 takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.

Sipas BSPK’së, në këtë takim pas një debati të hapur e konstruktiv do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale, të cilat sipas tyre, do të kenë përkrahjen e fuqishme të kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së.

Takimi do të mbahet në selinë e BSPK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat