Viti 2022 do të jetë edhe më sfidues për ekonominë

Ekonomi

Viti 2022 do të jetë edhe më sfidues për ekonominë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:23
Berat Rukiqi

Viti 2022 do te jete shume me sfidues se sa viti 2021, ne aspektin ekonomik, per disa arsye:

1. Nuk do te perseritet vera e vitit 2021, qe ishte infuzioni kryesor per shume ndermarrje (i ardhur nga diaspora), te dermuarra nga pandemia; Konsumi do te shenoj renie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do te jete ne renie.

2. Ky dimer do te jete me i “gjate” se tjeret, marre parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjise elekttike dhe çmimet e rritura ne pothuajse te gjithe lendet e para dhe produktet finale, nga kategorite e produkteve qe ne i importojme.

3. Paparashikueshmeria me pandemine do te vazhdoj te sjellë kokëçarje per sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin te kuptoj, çka eshte vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nese te njejtat nuk garantojne liri te veprimit dhe kryerjes te aktivitetit biznesor. Çdo mase per kontrollimin e pandemise, duhet te kufizojë te pavaksinuarit e jo ata qe me shume zell e respektuan thirrjen per vaksinim.

4. Do te rritet problemi me fuqine punetore. Mosgjetja e punëtorëve me shkathtesi te caktuara eshte si problem në rritje per te gjithe sektoret. Nese kjo problematike vazhdon, ne do te kemi probleme serioze me aftesine konkurruese per eksport dhe investime.

Qeveria, Parlamenti dhe te gjitha institucionet duhet te jene te hapura per dialog me sektorin privar, ne adresimin e ketyre temave por edhe shume çeshtjeve tjera me rendesi jetike per zhvilimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat