Guvernatori i BQK-së takon Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut

Ekonomi

Guvernatori i BQK-së takon Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut

Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:34
Pamje nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me modalitetet përmes të cilave BQK do të mund të ndihmojë KEK-un lidhur me tejkalimin më të lehtë të situatës emergjente energjetike.

Si rrjedhojë, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Krasniqin se BQK do të marrë vendim që të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut në BQK, por këto kosto me bankat ndërkombëtare do t’i bartë vetë BQK-ja.

Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Krasniqi, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë që të ndihmojë në përballimin e vështirësive me të cilat po ballafaqohen.

Gjithashtu, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, në fushat me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat