BQK merr pjesë në takimet e konstituencës në Budapest

Ekonomi

BQK merr pjesë në takimet e konstituencës në Budapest

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:46
Pamje nga takimi

Zëvendësguvernatori i BQK-së Sokol Havolli, mori pjesë në takimet e Konstituencës në Budapest të Hungarisë për të negociuar lidhur me marrëveshjen e konstituencës së FMN-së për 10 vitet e ardhshme në të cilën bën pjesë Kosova.

Rezultatet e negociatave gjetën mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët e konstituencës. Anëtarët u pajtuan që përbërja e kësaj konstituence edhe për 10 vitet e ardhshme të vazhdojë të jetë e njëjtë me anëtarët e deritanishëm si, Austria, Bellorusia, Republika Çeke, Hungaria, Kosova, Slovakia, Sllovenia dhe Turqia.

Në kuadër të këtij takimi, vendet anëtare u pajtuan edhe për ndarjen e pozitave të përfaqësimit të këtyre vendeve në zyren e Drejtorit Ekzekutiv të konstituencës, me ç’rast Kosovës iu alokua pozita e këshilltarit për 4 vite.

Marrëveshja finale pritet të nënshkruhet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti gjatë takimeve pranverore të FMN-së në Washington D.C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat