Gjykata Supreme i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re”

Ekonomi

Gjykata Supreme i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re”

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:10
BQK

Gjykata Supreme refuzon si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të paditësit - propozuesit, Shoqëria “Fitorja”, Sh.P.K., e përfaqësuar nga Naser Maloku-Menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë se Sigurimeve, ’’Kosova e Re”, Sh.A., të ushtruar kundër aktvendimit te Gjykatës së Apelit në Prishtinë, AA nr. 998/2021, të datës 16.11.2021.

Njoftimi:

Me aktvendimin e gjykatës së Apelit në Prishtinë, AA nr. 998/2021, të datës 16.11.2021, është aprovuar ankesa e BQK-së dhe është refuzuar kërkesa e propozueses, Shoqëria “Fitorja”,Sh.P.K., e përfaqësuar nga Naser Maloku-Menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë se Sigurimeve, ’’Kosova e Re”, Sh.A., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të të paditurës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me seli në Prishtine me nr. 70-24/2021, të datës 24.09.2021.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate aktvendimi i goditur i Gjykatës së Apelit është i qartë, i kuptueshëm dhe i arsyetuar mjaftueshëm për të gjitha faktet vendimore që kanë rezultuar me marrjen e tij, duke u bazuar edhe në dispozitat ligjore të Ligjit për BQK, të cilat rregullojnë ndalimin e shqiptimit dhe ekzekutimit të ndonjë mase, para se të nxjerrët vendimi përfundimtar gjyqësor ne çdo veprim ligjor të parashtruar para gjykatave të Republikës së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat