Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike ishte 9.9%

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike ishte 9.9%

Më: 25 janar 2022 Në ora: 08:37
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 9,9%, kurse remitancat arritën në 1.5 miliard euro.

Roli i BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend gjatë kohës së pandemisë sipas guvernatorit Mehmeti ka qenë krucial.

"Me fillimin e pandemisë ne kemi marrë masat e duhura për menaxhimin e aspekteve financiara që janë përgjegjësi e BQK-së", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se ka rritje të eksportit dhe shërbimeve. Sipas tij janë disa faktorë që kanë ndikuar që të kemi rritje ekonomike me.9.9%.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat