Shahini: Kosova vendi që më së paku përfitoi nga pandemia

Ekonomi

Shahini: Kosova vendi që më së paku përfitoi nga pandemia

Nga: M.H. Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:07
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini

Ekonomia në vend po vazhdon të mbetët e rëndë, kjo për shkak se situate pandemike po vështirëson edhe shumë të hyrat në vendin tonë.

Shahini shprehet se pandemia i ka sjellur shumë dëme vendit, mirëpo nëse e krahasojmë vitin 2021 me atë 2020 mund të themi që kemi të bëjmë me një trend pozitiv, pasi vendi ishte i hapur në vitin që lëmë pas.

Kosova në këtë drejtim është vendi më i vogël dhe është vendi më pak përfitues nga pandemia në mungesë të ekspertëve për të krijuar projekte, shtoi tutje Shahini.

Asnjëherë nuk do ta dimë saktë, se a ka pasur pandemia ndikim pozitiv ose negativë në vend, pasi në disa shtete pandemia ka krijuar edhe të hyra si p.sh, Italia që ka përfituar nga fondet e ndryshme diku mbi 200 miliardë euro, pasi ka bërë projekte të ndryshme për ekonomi të vendit. Por Kosova në këtë drejtim është vendi më i vogël dhe është vendi më pak përfitues nga pandemia në mungesë të ekspertëve për të krijuar projekte në të mirë të vendit dhe humbjet nga pandemia në Kosovë janë të larta. Nuk i dimë asnjëherë përgjigjet e sakta, për shkak se nuk është bërë asnjë studim i thukët në efektet negative, por ne e dimë që humbjet për ekonominë e vendit mund të kapin humbje deri në miliarda euro”, u shpreh Shahini për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat