Zyrtare, shtrenjtohet rryma

Ekonomi

Zyrtare, shtrenjtohet rryma

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:34
Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

(E plotësuar 11:43) - Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së: Nga nesër hyn në fuqi rritja tarifore, zgjat deri më 2023

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka thënë se në raportin konsultativ tarifat kanë qenë deri në 600 dhe mbi 600, ku është vendosur blloku deri në 800 KW  dhe do të përfitojnë të gjithë konsumatorët.

Ndërsa mbi 800 deri në 1000 KW orë do ketë rritje deri në 10 euro.

“Varet prej secilit konsumator sa është fatura e tij gjatë ditës dhe gjatë natës. Vendimi do aplikohen prej nesër dhe prej 9 shkurt do aplikohen tarifat mbi 800 KW”

Ai shtoi se këto tarifa do mbesin deri në vitin 2023.

Fejzullahu tha se bizneset nuk kanë pas as në të kaluarën bllok tarifë. Ndërsa për këshillat juridike tha se secili ka të drejtë në rast se nuk është i kënaqur me tarifat.

Ai shtoi se janë munduar që secilës kategori të konsumatorëve t’ua lehtësojë kostot.

“Konsumatorët kryesorë që e shkaktojmë këtë kosto janë konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 KW në orë. ZRrE u mundu maksimalisht që secilës kategori të konsumatorëve t’ua lehtësojë kostot”, tha ai.

ZRrE-ja merr vendim: Rritet çmimi i rrymës për ata që tejkalojnë 800 kilovat

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me 5 vota për, asnjë kundër, ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Kësisoj, energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovat orë, ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë 12.5 cent për kilovat për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Propozimin e ka bërë Hysen Rudari nga departamenti i tarifave, dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, ka thënë Rudari nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

“Një propozim ka ardhur që kostoja të rritet rreth 12 për qind për të gjithë konsumatorët, dhe ky propozim është i papranueshëm për ZRRE sepse nuk reflekton koston për shërbime për të gjithë konsumatorët”.

“Të gjithë konsumatorët komercial dhe shtëpiak, do të kenë zero të rritjes së tarifave, pra nga 800 KË të kenë rreth 6 centë dhe për ata që kanë më shumë se 800 KË të rritet për 12 centë. Për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës. I propozoj bordit për aprovim”, tha ai.

***

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me 5 vota për, asnjë kundër, ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës për vitin 2022.

Hysen Rudari nga ZRrE i ka propozuar Bordit aprovimin e tarifave për rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

“Një propozim ka ardhur që kostoja të rritet rreth 12 për qind për të gjithë konsumatorët, dhe ky propozim është i papranueshëm për ZRRE sepse nuk reflekton koston për shërbime për të gjithë konsumatorët”.

 

“Të gjithë konsumatorët komercial dhe shtëpiak, do të kenë zero të rritjes së tarifave, pra nga 800 KË të kenë rreth 6 centë dhe për ata që kanë më shumë se 800 KW të rritet për 12 centë. Për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës. I propozoj bordit për aprovim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat