Njohësi i ekonomisë: Ngritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për qytetarin

Ekonomi

Njohësi i ekonomisë: Ngritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për qytetarin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Edhe njohësi i ekonomisë, Musa Limani ka thënë se ngritja e çmimeve do të ndikojë në buxhetin familjar.

Sipas tij, kjo rritje do të prekë më shumë familjet që kanë të ardhura të ulëta.

“Prandaj, sido që të jetë, çfarë do rritje që të jetë edhe te energjia elektrike, edhe kjo që pritet nafta të jetë deri në 2 euro ndikojnë shumë në buxhetin familjar, buxhetin e konsumatorit dhe mund të them se në këto kushte kur dihet që edhe pagat janë të ulëta papunësia është shumë e madhe atëherë është e papërballueshme për qytetarin e Kosovës çfarëdo rritje që të jetë, e jo këto që janë me të vërtetë rritje enorme”, ka thënë Limani.

Kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të rrymës janë shprehur edhe partitë opozitare.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së.

Përgjigje të njëjtë ndaj këtij vendimi ZRrE-ja ka marrë edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aktivitetet e tyre siç ka thënë ai ndaj vendimit skandaloz nuk do të ndalen, kurse shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi  se vendimi i sotëm i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike po e bën edhe më të papërballueshme jetesën në Kosovë, dhe do të ndikoj në rritjen e numrit të qytetarëve që duan të largohen nga vendi si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat