Nisin vjedhjet e kriptomonedhave/ Qytetarit iu boshatis depozita elektronike me bitcoin dhe etherium

Ekonomi

Nisin vjedhjet e kriptomonedhave/ Qytetarit iu boshatis depozita elektronike me bitcoin dhe etherium

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:54
Ilustrim

Përveç dyshimeve se përmes kriptomonedhes pastrohen para, prokuroria ka nisur hetimet për vjedhje të qytetarëve të monedhave të tyre elektronike nga hajdutët kibernetikë.

Hetimet morën shkas nga një referim i policisë që bazohet në denoncimin e një qytetari të cilit iu vodhën monedhat elektronike.
Në këtë wbsite, Binance .com që Top Channel investigoi ka dyshime se pasi kanë investuar në kriptomonedhë, qytetarëve të shumtë u janë boshatisur depozitat elektronike, nga persona që është mjaft e vështirë për t’u identifikuar.

I tillë është edhe rasti i denoncuar në Tiranë nga shtetasi Gjergj Hamzallari, i cili pasi hapi një profil me të dhënat personale ku përfshihet edhe identifikimi elektronik i fytyrës investoi një shumë prej 2500 euro në Bitcoin dhe Etherium.

Denoncuesi sipas burimeve të TCH tregon se investoi përmes kartës Prepaid të një banke të nivelit të dytë.

Më pas ai hapi një llogari në aplikacionin telegram ku komunikoi se çfarë hapash duhet të ndiqte.

Në grupin ku u anëtarësua i mashtruari pyeti se si njoftohej për monedhat e reja në Binace dhe kësja pyetjeje i është përgjigjur me anë të telefonatave audio personi i cili i kërkoi që për çdo lëvizje ta vinte në dijeni.

Pikërisht përmes këtij komunikimi qytetarit iu sugjerua mbas dhënies së kodeve të identifikimit që të identifikohej përmes fytyrës . Menjëherë pasi ka mbyllur telefonatën denoncuesi thotë në dosjen që iu tregua TCH se i ishin zhdukur kriptovalutat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat