​Agroturizmi, potencial për zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit

Ekonomi

​Agroturizmi, potencial për zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:35
Faton Peci

Kosova ka potencial të lartë për zhvillimin e agroturizmit, që konsiderohet si një ndër fushat me ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit, duke mundësuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës së fshatit Bërnicë.

Kjo njihet një nga zonat për zhvillimin e veprimtarive në fushën e agroturizmit e që këto veprimtari po gjallërohen dita ditës në këtë pjesë të Komunës së Prishtinës.

Për avancimin e vlerave tradicionale dhe këtyre veprimtarive, ministri Peci ka premtuar përkrahje përmes programeve vjetore të Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat