BQK: Për Fondin e Sigurisë, nuk aplikohet tarifë për transferim të mjeteve

Ekonomi

BQK: Për Fondin e Sigurisë, nuk aplikohet tarifë për transferim të mjeteve

Më: 3 mars 2022 Në ora: 08:38
BQK

Thesari i Kosovës ka hapur llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për Fondin e Sigurisë i themeluar nga Qeveria e Kosovës.

BQK ka njoftuar se për të transferuar mjetet në këtë fond qytetarët nuk do të kenë asnjë pagesë shtesë.

"Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 2 mars 2022, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga qeveria e Kosovës për Fondin e Sigurisë",  thuhet në njoftimin e BQK-së.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në të njëjtën kohë është kërkuar edhe nga bankat komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë për qytetarët me rastin e transferimit të mjeteve në Fondin e Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat