Berisha: 5.6 milionë euro janë paguar për aksidentet nga automjetet e pasiguruara

Ekonomi

Berisha: 5.6 milionë euro janë paguar për aksidentet nga automjetet e pasiguruara

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:57
Ilustrim

Mbi 5,6 milionë euro u paguan vetëm për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pa siguruara gjatë vitit 2021.

Valon Berisha, drejtor i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka treguar se vetëm gjatë vitit 2021, për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara kanë paguar dëme në vlerë prej hiç më pak se 5 milionë e  649 mijë euro. Krahasuar me vitin paraprak, shuma e mjeteve që janë shpenzuar për këtë qëllim është 62,30 % më e lartë.

Edhe më tutje, shuma të mëdha të mjeteve vazhdojnë të shpenzohen nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruar në vend. Gjatë vitit që lamë pas, në raport me vitet paraprake ka pasur rritje drastike të numrit të aksidenteve, në të cilat pjesëmarrës janë edhe automjetet e pasiguruara. Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në BKS thotë se rritja e vazhdueshme e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara është tejet shqetësuese për Industrinë e Sigurimeve. “Siç e kemi potencuar edhe më parë. Së pari, automjetet e pasiguruara si të tilla paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që ato janë edhe të pakontrolluara teknikisht. Së dyti, shuma e mjeteve që humb shteti nga ta si pasojë e mos pagesës së taksave të parapara me rastin e regjistrimit të automjetit, dhe së treti, humb Industria sepse duhet të paguajë menjëherë një dëm të shkaktuara nga ta, derisa për t’i kthyer më pastaj ato mjete BKS-së i duhet një kohë relativisht e gjatë për shkak të zvarritjes së lendeve nëpër gjykata“, ka thënë drejtori Berisha.

Krahasimi 2021 me 2020

Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në BKS tregon se vetëm gjatë vitit 2021 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar hiç më pak se 5 milionë e 649 mijë euro. Sipas tij, në raport me vitin paraprak ka një rritje të vlerës së pagesës prej 62,30 % në euro, si dhe 71,30 % në numër.

Krahasimi 2021 me 2019

Po ashtu, gjatë vitit 2019 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 4 milionë e 436 mijë euro. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të vitit 2021 dhe vitit 2019, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të shpenzuar për këtë qëllim është më e lartë për 27,30 %, derisa numri i lendeve të kompensuara është më i madh për 54,90 %.

Krahasimi 2021 me 2018

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare, shihet se në vitin 2018 shuma e mjeteve të shpenzuara për mbulimin e aksidenteve të shkaktuar nga automjetet e pasiguruara është 3 milionë e 402 mijë. Kur e krahasojmë vitin 2021 më vitin 2018, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të paguara për kompensim të dëmeve për automjete të pasiguruara është më e lartë për 66 %, derisa numri i lëndëve të kompensuara është për 55,2 % më i lartë.

Krahasimi 2021 me 2017

Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në BKS tregon se vetëm gjatë vitit 2017 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar hiç më pak se 3 milionë e 328 mijë euro. Sipas tij, në raport me vitin paraprak ka një rritje të vlerës së pagesës prej 69,70 % në euro, si dhe 37,50 % në numër.

Krahasimi 2021 me 2016

Po ashtu, gjatë vitit 2016 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 3 milionë e 336 mijë euro. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të vitit 2021 dhe vitit 2016, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të shpenzuar për këtë qëllim është më e lartë për 69,30 %, derisa numri i lendeve të kompensuar është më i madh për 77,10 %.

Krahasimi 2021 me 2015

Gjatë vitit 2015 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 3 milionë e 229 mijë euro. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të vitit 2021 dhe vitit 2015, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të shpenzuar për këtë qëllim është më e lartë për 74,90 %, derisa numri i lendeve të kompensuara është më i madh për 89,40 %.

Krahasimi 2021 me 2014

Në vitin 2014 për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka shpenzuar  2 milionë e 793 mijë euro. Duke e krahasuar vitin 2021 me vitin 2014, shihet se në vitin 2021 shuma e mjeteve është më e madhe për 102,2 %, derisa numri i dëmeve të kompensuar është më i lartë për 44,9 %.

Krahasimi 2021 me 2013

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare, shihet se në vitin 2013 shuma e mjeteve të shpenzuara për mbulimin e aksidenteve të shkaktuar nga automjetet e pasiguruara është 3 milionë e 756 mijë. Kur e krahasojmë vitin 2021 me vitin 2013 shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të paguara për kompensim të dëmeve për automjete të pasiguruara është më e lartë për 50,4 %, derisa numri i lëndëve të kompensuara është për 16,8 % më i lartë.`

Krahasimi 2021 me 2012

Në vitin 2012, për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka shpenzuar 3 milionë e 500 mijë euro. Duke e krahasuar vitin 2021 me  vitin 2012, shihet se në vitin 2021 shuma e mjeteve është më e madhe për 61,4 %, derisa numri i dëmeve të kompensuar është më i lartë për 28,10 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat