Zv/ministri i Tregtisë flet për rritjen e çmimeve

Ekonomi

Zv/ministri i Tregtisë flet për rritjen e çmimeve

Më: 8 mars 2022 Në ora: 21:13
Getoar Mjeku

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Getoar Mjeku në emisionin ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

“Lufta në Evropë ndikon në rritjen e çmimeve. Atë që po përpiqemi të bëjmë si Qeveri aty ku na lejon legjislacioni në fuqi të sigurohemi se nuk po kombinojmë mallin e importuar me një çmim të sajum ose të prodhuar brenda Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, kufizimi i fitimit të tregtarëve të naftës do ta lehtësojë barrën e qytetarëve.

“Në rastin e naftës kemi marrë një vendim me caktu marzhin me kufizu fitimin e tregtarëve të naftës në këtë rast ta lehtësojmë barrën e qytetarëve”, ka thënë Mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat