Rritja enorme e çmimeve në Kosovë, Haliti: Situatë e papërballueshme

Ekonomi

Rritja enorme e çmimeve në Kosovë, Haliti: Situatë e papërballueshme

Më: 13 mars 2022 Në ora: 09:17
Sokol Haliti

​Gjendja ekonomike në Kosovë ka filluar të rëndohet mjaft shumë pas rritjes enorme të çmimeve. Derisa çmimet e vajit, miellit, naftës e shumë produkte tjera janë rritur dukshëm, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se kjo situatë e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe se Qeveria duhet të marrë masa.

I pari i Vitisë ngritjen e çmimeve e quan edhe të pakuptimtë, pasi që pagat në Kosovë nuk mund ta përballojnë këtë problem.

Haliti: Rritje të çmimit më shumë ka tek vaji, produktet e miellit dhe nafta

“Ngritja e çmimit të bukës dhe të miellit është vërtetë e pafalshme dhe produkteve tjera bazike, vajit gjithashtu dhe produkteve të tjera. Tani e kemi ngritjen e çmimit enorme të naftës dhe vërtetë të pakuptim dhe në anën tjetër... dhe tani e kemi një bllokim edhe të kompanive, edhe një mision vërtetë të zhvillimit dhe të punimeve në infrastrukturë, ndërtimtari dhe i gjithë cikli zhvillimorë në Kosovë do të ndalet nëse ky trend vazhdon, prandaj këtu duhet të ndalen artikujt bazë, do të thotë është mielli, buka shtrenjtimi i saj, produktet e miellit, në anën tjetër vaji, nafta gjithashtu hekuri dhe të tjera që vërtetë të gjithë ciklin e kanë bllokuar dhe këto janë produktet bazë në të cilat duhet të intervenohet”, thotë ai.

Ai thotë se qytetarët janë ata të cilët pësojnë në lidhje me këtë problem.

Haliti: Situata e ngritjes së çmimeve është brengosëse për qytetarët

“Por është një situatë e çoroditur vërtetë e ka ç’ekolibruar mundem të them edhe tregun dhe e ka rënduar aspektin social dhe drejtpërdrejt e prek interesin qytetarë dhe shportën e qytetarit. Është brengosëse edhe për ne si qytetarë por edhe për ne si kryetarë, vërtetë është e papërballueshme kjo situatë, e cila është duke ndodhur për qytetarin e Kosovës dhe të Vitisë”, tha ai

Haliti shton se për këtë problem qeveria duhet të marrë masa.

Haliti:Ne jemi në kontakt ditor edhe me qytetarët por edhe me bizneset

“(I kam takuar)Po patjetër edhe bizneset edhe qytetarët jemi në kontakt ditor dhe vërtetë është një pakënaqësi e madhe por është edhe një çudi edhe pse në nivel global situata kanë ndryshuar dhe në Kosovë është një situatë në të vërtetë në përjashtim nga të gjitha për shkak se këtu brenda ditës ndërron çmimi i derivateve apo ndonjë artikulli që me të vërtetë është e patolerueshme, duhet të shikohet ky aspekt dhe duhet vërtetë të merren masat dhe shteti duhet ta luaj rolin e vet dhe inspektorati gjithashtu”, thotë ai.

Haliti thotë se kjo rritje enorme e çmimeve ndikon negativisht në vend, madje sipas tij, kjo vetëm po e varfëron qytetarin.

Haliti: Kjo është një situatë që ndikon negativisht dhe e varfëron qytetarin

Po patjetër që ndikon negativisht, varfëron qytetarin prek sidomos komponentët social dhe ç’ekolibron gjithçka në vend mundem të them shportën ditore në mënyrën enorme që është e papërballueshme me këto paga të cilat i kanë qytetarët që janë të punësuar dhe lërë ata të cilët janë të papunë dhe që numri i tyre është mjaft i madh, dhe Qeveria në kuadër të rregullave dhe ligjeve duhet por ka mundësi të bëjë masa lehtësuese siç po bëjnë shtetet e tjera, si Shqipëria dje ka marrë masa, Kroacia po ashtu dhe shumë vende të tjera, prandaj për këtë punë është Qeveria dhe për këtë punë është shteti që t’i dalë zot qytetarëve në momente të vështira dhe në momente të krizës”, potencoi Haliti.

Haliti përmend edhe ligjin e pagave e që sipas tij ky ligj është dashur të implementohet qysh moti.

Haliti:Ligji i pagave ka qenë emergjente më herët të hyje në fuqi

“Ka qenë emergjentë që të hyjë ligji në fuqi, të fillonte shumë më herët të zbatohej, mirëpo tash është bërë demode edhe ai ligj faktikisht me trendin që po zhvillohet me ç’ekolibrimin e tregut mundem të them dhe të çmimeve që janë bërë kohët e fundit, andaj është mirë që të merren masat gjithëpërfshirëse gjithandej edhe masa kontrolluese në njërin aspekt por edhe masa rritëse të pagave në anën tjetër, gjithashtu edhe pako stimuluese për .... sociale”, tha ai

Ndërkaq në vazhdën e ngritjes së çmimeve në nivel vendi edhe kompanitë e ndryshme të autobusëve kanë marrë hapa të tillë duke i ngritur çmimet në mënyrë enorme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat