Rahovecasit s’besojnë se mund ta shesin specin mbi 4 euro

Ekonomi

Rahovecasit s’besojnë se mund ta shesin specin mbi 4 euro

Më: 6 prill 2022 Në ora: 20:51
Ilustrim

Korab Kabashi, përgatitjen për mbjelljen e specave po e bën njëjtë si zakonisht.

Por, këtë produkt, ai dhe bujqit tjerë sivjet pritet ta shesin më shtrenjtë. Megjithatë, çmimi pritet të jetë shumë më i ulët se ai aktuali i specave të importuar, që ka shkuar deri në 8 euro.

Në javën e parë të shitjes, kilogrami i kësaj perimeje vendore pritet të kushtojë 2.5 euro dhe më pas të lirohet, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, çmimi më i shtrenjtë nuk do të shtojë edhe fitimin e prodhuesve. Por fitimet për ta do të rriten, nëse çmimet mbesin të larta edhe gjatë verës siç janë tani, meqë kjo do të ndikonte edhe në rritjen e çmimit të produkteve vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat