​Çmimi i derivateve mund të zbresë në ditët në vijim

Ekonomi

​Çmimi i derivateve mund të zbresë në ditët në vijim

Më: 11 prill 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një litër naftë aktualisht në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri 1.58 euro, kurse benzina po tregtohet deri 1.38 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve.

Berjani: Trendi është në rënie, çmimet mund të jenë më të lira në ditët në vijim

“Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi sepse ka lëvizje në berzh. Por trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”, tha Berjani.

Ndërsa ka treguar edhe për çmimet e tanishme të derivateve të naftës dhe benzinës që janë në treg.

Berjani: Sot çmimet sillen 1 litër naftë 1. 58 cent, benzina 1. 38 cent

“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar pas luftës Rusi-Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat