​MBPZHR përkrah fermerët në rritjen e kapaciteteve prodhuese

Ekonomi

​MBPZHR përkrah fermerët në rritjen e kapaciteteve prodhuese

Më: 24 prill 2022 Në ora: 21:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se agrobizneset vendore përmes përkrahjes financiare të kësaj ministrie do të kenë mundësinë të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Ai këto komente i bëri gjatë vizitave që u bëri sot fermerëve të Komunës së Lipjanit dhe ata të Bajgorës së Mitrovicës, ku është njoftuar nga afër me investimet e realizuara dhe veprimtaritë kultivuese të fermerit Bexhet Haziri.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte 2022, kemi rritur përkrahjen në 554 euro/ha për perimet në fushë të hapur, ndërsa 654 euro/ha për perimet në sera. Ndërkaq, si kultura e dredhëzës ashtu edhe kultura e mollës do të përkrahen me 504 euro/ha. Po ashtu, tani kemi në dispozicion 26 milionë euro për Programin e Zhvillimit Rural / Grante ku agrobiznese si "AMA" e fermerë do të mund të përfitojnë ngritje të kapaciteteve dhe teknologjive prodhuese, ruajtëse e përpunuese”, ka thënë ministri Peci.

Mbështetja e MBPZHR-së për bujqësinë përmes subvencioneve sivjet do të arrijë vlerën prej afro 50 milionë eurove, ndërkaq përmes granteve deri në 26 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat