BQK-ja tregon sa janë të saktë në pagesa të kredive qytetarët

Ekonomi

BQK-ja tregon sa janë të saktë në pagesa të kredive qytetarët

Më: 28 prill 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se pjesëmarrja e të gjitha pagesave me vonesë më shumë se 30 ditë në gjithsej numrin e pagesave të kësteve kreditore të realizuara gjatë vitit përkatës tregon trend të qëndrueshëm prej mesatarisht 2.7 për qind në dhjetë vitet e fundit, megjithëse me tendencë rritëse nga viti 2018.

“Vitet pas pandemisë COVID-19 shënojnë shkallën më të lartë të pagesave me vonesë, prej 3.4 për qind në 2020 dhe 4.0 për qind në 2021.

Pjesëmarrja e pagesave me vonesë sipas kohës së vonesës (klasifikimet kreditore sipas ditëve në vonesë) tregon që vonesat për periudha më të shkurtra kishin trend më të qëndrueshmen me oscilime të vogla ndër vite”, thuhet në raportin e BQK-së “Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare në Kosovë”.

Ndërsa vonesat më afatgjata, sipas BQK-së përkatësisht mbi 90 ditë, kishin trend stabil deri në vitin 2018, kur edhe filluan rritjen e pjesëmarrjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat