Mazreku: Na ka mbetur vetëm anëtarësimi në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Ekonomi

Mazreku: Na ka mbetur vetëm anëtarësimi në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Më: 3 maj 2022 Në ora: 10:40
Sami Mazreku

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka folur për punën që është bërë gjatë vitit të fundit në BKS.

Ai përmendi pagesën e mbi 10 milionë euro në emër të kompensimit të dëmeve, nënshkrimin e marrëveshjes për njohjes bilaterale të policave të sigurimit me Mali e Zi, implementimin e vendimit për ngjitësit, përgatitjen e marrëveshjes me Shqipërinë, e cila pritet te nënshkruhet ne muajin maj të këtij viti, inkasimit të borxheve në emër të regresit.

Mazreku u shpreh optimist për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër qofte në formë direkte, qoftë në formë indirekte përmes ndonjë shteti tjetër. Në një interviste për gazetën e specializuar për sigurime “iSIGURIME”, ai foli për punën që ka bërë gjatë vitit të parë të punës si drejtori i BKS-së.

“Për të ardhur deri të implementimi në praktik i këtij projekti i cili ka një rëndësi shumë të veçantë, është dashur punë dhe angazhim i madh i imi si drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës z.Fehmi Mehmeti, zëvendësministrit të ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës z.Hysen Durmishit, si dhe  zëvendësit të drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit të Automjeteve Blerim Camaj. Një falënderim veçantë shkon edhe për pronarët e kompanive të sigurimit të cilët kanë shprehur gatishmëri për ta mbuluar ketë kosto financiare në mënyre që qytetaret e Kosovës ketë ngjitës ta marrin pa asnjë pagesë. Pra, e gjithë kjo barrë financiare për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm do të bije mbi kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kosovë. Ashtu siç e kam cek edhe shumë herë në të kaluarën numri i madh i automjeteve të paregjistruara në Kosovë ka krijuar probleme shumë dimensional. Në radhë të parë automjetet e regjistruara janë edhe të pakontrolluara teknikisht dhe si të tilla ato paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion. Në radhe të dytë shteti humb miliona euro në vit nga mos inkasomi i taksave që parashihen në momentin e regjistrimit të automjeteve, si dhe së fundi barra më e madhe bie edhe mbi kompanitë e sigurimeve të cilat obligohen të kompensojnë palët e dëmtuara të cilat kanë pësuar nga automjetet e pasiguruara”, ka deklaruar Mazreku.

Ai tutje foli për planet e BKS-së për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

 “Tash përmes vendosjes së ngjitëseve është shumë më i lehtë identifikimi i automjeteve të paregjistruara në vend. Së bashku me Institucionet tjera në vend ne kemi edhe plane tjera e të cilat gjithmonë kanë të vetmin qëllim uljen e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Të dhënat që në disponojmë sa i përket aksidenteve dhe vdekjeve në komunikacion janë shqetësueses. Mos të harrojmë një fakt se me ketë numër kaq të madh është e pamundur çdo përpjekje e jone për anëtarësim qoftë në forme direkt, apo indirekt të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Efekti pozitiv i ngjitëseve është se tashmë policia edhe prej distancë kanë mundësi të shikojnë nëse automjete në fjalë ka apo nuk ka polic regjistrimi. Por, përveç kësaj ne kemi edhe plane tjera që do të zbatohen në ditët në vijim që kanë për qëllim në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në vend” , u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat