ATK mbledh edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore

Ekonomi

ATK mbledh edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Përmes një Komunikate nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bëhet e ditur se Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve.

Sipas Komunikatës së ATK-së, aktiviteti i masave të sforcuara është i dyti me radhë brenda pak ditëve, ku dje me datë 31 maj 2022 janë ndërmarr veprime tek 22 subjekte biznesore, të cilët kishin obligim ndaj ATK-së 2.9 milion euro.

“Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat  e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj. Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdoj të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas Komunikatës, menaxhmenti i ATK-së është i vendosur që të punoj me përkushtim në zvogëlimin e stokut të borxheve, andaj lusim të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në mënyrë që të njoftohen me mundësitë ligjore që mund t’i shfrytëzojnë për kryerjen e obligimeve që ata kanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat