Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

Ekonomi

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Sot çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është tregtuar me rreth 104 dollarë për barelë.

Ka disa ditë që ky është çmimi më i ultë i tregtimit të naftës.

Mirëpo pavarësisht rënies së çmimeve në botë, në Kosovë sot një litër naftë kushton hiq më pak se 1.91 euro për litër.

Rikujtojmë se dje Qeveria e Kosovës ka votuar projekt- Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masave të tjera mbrojtëse.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, Qeveria do të përcaktojë menjëherë çmimin maksimal të lejuar për derivatet.

Ky përcaktim i çmimit pritet të ndodhë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat