​Rukiqi përfundon mandatin 4-vjeçar: Javën tjetër kuvendi për kryetarin e ri të OEK-ut

Ekonomi

​Rukiqi përfundon mandatin 4-vjeçar: Javën tjetër kuvendi për kryetarin e ri të OEK-ut

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:52
Berat Rukiqi

Të enjten e ardhshme 50 delegatë të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës pritet ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj ode.

Ndonëse ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare deri më tani për kryetar, kryetari në largim i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se për këtë pozitë ka garë dhe nuk pritet të jetë vetëm një kandidat.

Rukiqi në konferencë për medie me rastin e përfundimit të mandatit 4-vjeçar si kryetar i OEK-ut ka folur për të arriturat dhe sfidat e kësaj ode në katër vitet e fundit.

Rukiqi: Deri tash nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të OEK-ut

“Dje pas dite i kanë marr ftesat për kuvend. Mbledhja e Kuvendit është të enjten, krahas saj 50 delegatët e kanë mundësinë me qenë të propozuar nga subjekti I shoqatës që është pjesë e kuvendit për kandidatë për kryetar. Deri në këto momente nuk ka që dikush zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën për kryetar. Unë nuk dua të flas se kush janë kandidatët deri tash, sepse shumica prej tyre, disa më herët e disa më vonë kanë filluar lobimin për me qenë kryetar të OEK-ut, por normalisht nuk je konditat derisa nuk e dorëzon kandidaturën zyrtarisht dhe derisa nuk certifikohet si kandidaturë. Nga pozicioni im nuk më lejohet me komunikuar se kush mund jetë si mund të jetë deri në momentin që kemi kandidatura zyrtare. Por, është një garë e hapur, dhe krejt çka mundem me thënë është se vërtet do të ketë garë, nuk do të ketë vetëm një kandidat”, theksoi Rukiqi.

Rukiqi ka thënë se mungesa e stabilitetit politik, pandemia COVID-19 dhe kriza e fundit me rritjen e çmimeve ishin ndër sfidat kryesore në vitet e fundit për OEK-un.

Rukiqi: Mungesa e stabilitetit politik, pandemia dhe kriza e fundit ishin sfida në vitet e fundit për OEK

“Stabiliteti politik i cili ka karakterizuar vendin tonë në këto vitet e fundit len shumë për të dëshiruar sa i përket politikave ekonomike. Kjo normalisht që ka ndikuar edhe në punën tonë. Po ashtu një veçori e jashtëzakonshme është pandemia Covid-19, që për neve ka qenë një periudhë që nuk I kemi përjetuar këto rrethana asnjë herë. Megjithatë, i kemi dal në ballë kërkesave të biznesit në këtë kohë… Dhe së fundmi është kriza e fundit me çmime, e cila nuk i ka ndihmuar fare angazhimit tonë dhe ka krijuar komplikime shtesë, ku për një herë kemi hyrë në një krizë me çmime, cila mund të na çojë drejt një recesioni të dytë”, theksoi Rukqiqi.

Ai tha se në mandatin e tij për katër vite kanë adresuar barrierat e kompanive kosovare për tregti me vendet e rajonit, ku si rezultat i kësaj, sipas tij është rritur eksporti me vende të rajonit për 60 për qind.

Sa i përket të arriturave, Rukiqi tha se kanë promovuar edhe investimet e huaja në Kosovë.

Rukiqi: Kemi adresuar barrierat e kompanive vendore me rajonin

“Edhe si rezultat i uljes së barrierave, eksporti i Kosovës drejt këtyre vendeve, edhe të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut, ka një rritje prej 60 për qind. Pra, kemi arrit me krijuar ura të bashkëpunimit me tregje të reja, ura të bashkëpunimit ekonomik dhe këtë e kemi arrit me mbi 40 forume ekonomike… me shumë vende që pothuajse nuk ka pasur fare bashkëpunim. Dua ta përmendi rastin e Izraelit, që realisht një njohje politike na ka krijuar rrethana për me rrit bashkëpunimin ekonomik”, theksoi ai.

Në fund, Rukiqi pati një porosi për pasardhësin e tij që të ketë në fokus reformat për investime dhe eksport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat