INDEP: Masat e Ringjalljes Ekonomike u zbatuan relativisht mirë

Ekonomi

INDEP: Masat e Ringjalljes Ekonomike u zbatuan relativisht mirë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:35
INDEP

Masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike janë zbatuar në mënyrë relativisht të mirë, ku 10 prej tyre janë zbatuar plotësisht, 9 pjesërisht, 3 në nivel të kufizuar dhe 3 masa nuk janë zbatuar fare.

Kështu u tha në tryezën përmbyllëse “Zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore. – INDEP në kuadër të programit “Rimëkëmbje e qëndrueshme”.

Koordinatorja e këtij programi, Donika Beqiri tha se shoqëria i ka mirëpritur këto masa të cilat janë shndërruar në politika të përhershme.

Beqiri: Niveli i masave për Ringjallje ekonomike ka qenë relativisht i mirë

“Deri tani 10 masa janë zbatuar në plotni , pra janë zbatuar në mënyrë të plotë, 9 janë zbatuar në mënyrë të pjesshme, 3 në nivel të kufizuar dhe pa zbatuar kanë mbetur 3 masa. Natyrisht, nga ky nivel i zbatueshmërisë të cilin INDEP e ka përgatitur ka mbetur jashtë masa 5 të cilën pak është folur dhe pak është prezantuar. Mund të themi se masa e 5-të është masa e cila më së paku është zbatuar gjatë kësaj periudhe. INDEP bazuar në gjithë këtë proces monitorimi dhe në gjetje të raportit të 3-të të pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, megjithatë ka konstatuar se niveli i zbatimit ka qenë relativisht i mirë duke pas parasysh se një masë e masave janë zbatuar dhe ka pasur gjithashtu masa të cilat INDEP dhe gjithë shoqëria i ka mirëpritur të cilat jo vetëm se janë zbatuar në mënyrë të plotë po ashtu janë shndërruar në politika të përhershme të cilat kanë prekur grupet me vulnerabile të cilat nuk kanë qenë më herët të mbështetura si masa për lehonat e papuna”, u shpreh Beqiri.

Dardan Abazi nga INDEP u shpreh se projekti i tyre “Rimëkëmbja e qëndrueshme”, synonte të bëjë monitorimin se sa janë zbatuar masat për ringjallje ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Abazi: Projekti kishte për qëllim të tregon se sa janë zbatuar masat

“Projekti ynë gjithashtu kishte për qëllim të shërbente si një lloj evoluimi i këtyre masave në kuptimin që të shohim se si janë përgatitur fillimisht këto masa sa janë zbatuar dhe në çfarë niveli ka shkuar zbatimi i tyre që nga fillimi deri në fund të tyre dhe se cili ishte impakti i tyre përfundimtar në rimëkëmbje ekonomike në sektor të ndryshëm. Por, edhe një komponent tjetër që INDEP syno gjithnjë ta promovojë është rimëkëmbja më e mirë apo ndërtimi më i mirë në kuptimin që a kanë ndikuar masat e rimëkëmbjes në ndryshimin dhe transformimin e sistemeve të energjisë , sistemeve të prodhimit e konsumit të energjisë e mbrojtjes së mjedisit”, theksoi ai.

Kurse, drejtori i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu tregoi se si institucion i kanë dhënë mbështetje Qeverisë për zbatimin e masës 1.1 për rikthimin në punë të personave që kanë humbur vendin e punës, 1.2 për punësim të të rinjve, dhe 1.3 për punësim të grave.

Nga këto masa sipas Salihut, përfituar gjithsej 6 mijë e 360 persona.

Salihu: Nga këto masa përfituan 6 mijë e 360 persona

“Më masën 1.1 kanë aplikuar 470 biznese ku në listat e tyre kanë qenë 1 mijë e 13 të punësuar, për masën 1.2 kanë aplikuar 1 mijë e 107 punëdhënës dhe numri i të punësuarve në listat e tyre ka qenë 4 mijë e 66.Për masën 1.3 kanë aplikuar 1 mijë e 810 punëdhënës për gjithsej 4 mijë e 882 persona në listat e tyre. Po shihet që masa 1.3 ka pas më së shumti aplikime rreth punësimit të femrave nuk do të thotë se të gjithë këta kanë përfituar pasi që nuk i kanë plotësuar të gjithë kriteret....Nga masa 1.1 kanë përfituar gjithsej duke numër vetëm njëherë punëtorin 378 persona, për masën 1,2 kanë përfituar 2 mijë e 451 persona dhe masën 1.3, 3 mijë e 522 persona apo të punësuar me gjithsej pra në total 6 mijë e 360 përfitues kur flasim si individ e jo si punëdhënës”, u shpreh ai.

Lidhur me masën e fundit që ishte 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Salihu tha se gjithsej kanë aplikuar është mbi 336 mijë persona, ku prej tyre përfitues janë mbi 232 mijë të punësuar.

Sami Salihu nga ATK, tha se janë refuzuar shumë aplikacione, pasi është konstatuar se nuk figurojnë në listat e pagave të punëdhënësve.

Salihu: 232 mijë qytetarë përfituar nga 100 euro

“Jo të gjithë kanë përfituar është një numër për neve si komision është bukur shumë shqetësuese që një numër kaq i madhe dhe nuk plotësojnë kriteret diku mbi 72 mijë persona janë të refuzuar me arsye të ndryshme. Numri më i madh i personave që nuk kanë përfituar –është se me numrin personal që kanë aplikuar nuk gjendet në listë pagesat mujore të punëdhënësve të tyre do të thotë këtë rast kjo të jep përshtypjen se një numër i madh i personave nuk është fare i deklaruar në listën mujore. Po ashtu, mund të ketë edhe gabime në numrin persona dhe të tjera që nuk i kisha quajtur si gabime.... Mbi 45 mijë është numri i këtyre personave që nuk e plotësojnë këtë kriter pastaj diku mbi 500 është numri i personave që janë refuzuar se kanë pas pagë zero të deklaruar....Refuzimet janë në një numër bukur të madh mi 6 mijë që kanë aplikuar dhe kanë pas mbi 1 mijë euro pastaj mund të jenë persona të tjera me arsye të ndryshme...16\05Në total numri i përfituesve që janë nga kjo pako janë diku mbi 232 mijë persona nga numri total që ishte 335 mijë e 251 dhe vlera totale që ishte nga 100 euro është diku 23 milionë e 260 mijë euro që kanë përfituar ”, theksoi ai.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Forin Aliu konsideroi se masat për rimëkëmbje ekonomike, kanë qenë të komplikuara, prandaj kërkoi gjithëpërfshirje në rast të vendosjes për masa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat