Dhoma e Tregtisë përgëzon ministrin Faton Peci për punën dhe kërkon rritje të bashkëpunimit

Ekonomi

Dhoma e Tregtisë përgëzon ministrin Faton Peci për punën dhe kërkon rritje të bashkëpunimit

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:19
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë gjatë një takimi sot me ministrin e Bujqësisë Faton Peci kanë biseduar për krijimin e produkteve strategjike, të cilat do të kontribuonin në krijimin e sasisë dhe rritjes së eksportit, krijimin e një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për bujqësinë.

Dhoma e Tregtisë theksoi që me krijimin e produkteve strategjike do të ndikonte pozitivisht në krijimin e sasisë dhe rritjen e potencialeve për eksport.

Po ashtu temë diskutimi e këtij takimi ishin ndryshimi i disa udhëzimeve administrative, subvencionimi i produkteve bujqësore të bëhet për sasi në të gjitha produktet, Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural e Ligji për pyjet, e gjetja e një formule në mënyrë që sektori i bujqësisë të funksionojë siç duhet meqenëse Kosova ka kapacitet të madh për plasimin e produkteve të bujqësisë organike.

Çështje tjetër e diskutimit ishte rajonalizimi i zonave bujqësore, e cila do të ndikonte në skemat e granteve dhe subvencioneve e cila u cilësua si një nga çështjet prioritare nga të dyja palët.

Ndërsa sa i përket skemës së granteve dhe subvencioneve u theksua që me rajonalizimin e zonave do të ishte më i lehtë edhe orientimi i tyre në kultura të ndryshme sipas zonave të caktuara. Ndërsa që subvencionimi i mishit të pulës u cilësua shumë i nevojshëm në skemat e radhës.

Gjithashtu, u theksua edhe garancioni i dyfishtë bankar që disa biznese janë të obliguara ta paguajnë duke përfshirë APK dhe KPMM.


Ministri Faton Peci tha se shumica e çështjeve të ngritura nga Dhoma e Tregtisë Kosovë janë prioritet i programit të tij në këtë fushë, andaj janë duke punuar në këtë drejtim që sipas analizave të thella shkencore të kenë mundësi që të bëjnë edhe propozime konkrete e implementime në të mirë të sektorit të bujqësisë.

Dhoma e Tregtisë falënderoi ministrin Faton Peci për fillimin e subvencionimit në bazë të rendimentit për disa kultura bujqësore, duke qenë i pari që e praktikon këtë dhe Kosova për herë të parë subvencionon në bazë të sasisë dhe jo sipërfaqes, e cila është kërkesë e kahmotshme e Dhomës së Tregtisë, duke kërkuar që kësaj liste t’i shtohen edhe produktet e tjera.

Në fund të takimit të dy institucionet u dakorduan për rritjen e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat