Ministria e Financave kërkon pesë praktikantë

Ekonomi

Ministria e Financave kërkon pesë praktikantë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:16
Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve.

MFPT ka hapur thirrje për aplikim për “Punë praktike” me pagesë për pesë të diplomuar në drejtimet e Shkencave Sociale, të cilët do të angazhohen në këtë dikaster.

Sipas një njoftimi, kohëzgjatja e angazhimit do të jetë gjashtë muaj.

Afati do të jetë i hapur nga sot deri më 16 gusht të këtij viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat