Nafta vijon të bjerë në bursë, ja vlera “historike” në tregjet botërore

Ekonomi

Nafta vijon të bjerë në bursë, ja vlera “historike” në tregjet botërore

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Çmimi i naftës ka pësuar uljen në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent në një nivel prej 92,78 dollarësh në bursë,  vlera më e ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit në Ukrainë.

Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.

Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat